Inagurimi i Xhamisë së Namazgjasë, Rama: Për mua ka qenë çështje nderi, siç e ka thënë Papa Françesku…

Kryeministri Edi Rama mbajti fjalën në ceremoninë e inaugurimit të xhamisë së Namazgjasë në Tiranë, ku i pranishëm ishte edhe presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan. Gjatë fjalës së tij, Rama tha se Xhamia e Madhe është trashëgimi e një populli të tërë e cila mishëron atë që profeti ka thënë ”unë jam lutja e Ibrahimit dhe ëndrra e nënës sime”.

Nga ana tjetër, Rama shtoi edhe se u desh një vullnet i mirë për ta pastruar truallin e Namazgjasë të kthyer në një shesh pazari të imponuar në hapësirën e nevojës së besimtarëve myslimanë për ta pasur tempullin e tyre.

”Ka qenë për mua çështje nderi dhe peshë e detyrës që xhamia e madhe, si një objekt i munguar kulti në këtë vend ku tempujt mishërojnë harmoninë fetare ndërsa njerëzit bashkëjetojnë, siç e ka thënë Papa Françesku në vizitën e tij, jo në harmoni, por në vëllazëri shqiptare.

Sot pas 10 vjetësh, xhamia e madhe hynë në sofrën e kësaj vëllazërie si ilustrim i shumë çkaje të lidhur me besimin. Në lidhje me këtë ajet të lartë dijetari ynë shpjegon se ashtu siç e kanë i konsideron librat të zbritur fjalë të zotit fjalë pa zë e pa gërma. Kjo xhami i jep domethënien e plotë katrorit të faltoreve të kryeqytetit duke e përmbyllur skidën e këtij flamuri, identitetin tonë mbështjellë brenda tij. Flamur bujar për njerëzimin”.

SHKARKO APP