Inagurohet Korpusi Qendror i Universitetit të Tiranës

Nga Edi Rama

Sot në Korpusin Qendror të Universitetit të Tiranës ku kanë përfunduar punimet e godinës së re bashkëkohore. Një objekt i ri që i shtohet botës univeristare dhe do të pasohet nga rindërtimi i dy krahëve ekzistues të kohës së vjetër duke ruajtur të paprekur monumentin e kulturës në pjesën ballore. Kështu i gjithë ky korpus do të ketë hijeshinë dhe dinjitetin që meriton Universiteti Politeknik; do të jetë pasqyrë e ambicies sonë për universitetin e kohës së re.

Me reformën në arsimin e lartë kemi arritur të garantojmë dhe zgjerojmë autonominë në universitet. Kjo reformë ka dy shtylla mbi të cilat vendoset rruga e dijes në botën universitare:

Swiss Digital Desktop Reklama


Konkurrenca dhe merita.

Swiss Digital Mobile Reklama


Konkurrenca e hapur, e barabartë, transparente për të gjithë dhe merita sipas aftësive të secilit, në mënyrë që Universiteti të mos jetë më një udhëkryq i rrëmujshëm, një rifuxho e përkohshme për shumë të rinj, të cilëve, për vite të tëra i’u ushqye iluzioni se kushdo mund ta kishte një diplomë edhe pa shkelur në auditor.

Konkurrenca dhe merita, së bashku me tërësinë e ndryshimeve e të masave që parasheh reforma e arsimit të lartë, kanë hapur tanimë një rrugë të re për universitetin. Të gjatë, të përpjetë, të vështirë, por të drejtë dhe të sigurtë për në destinacionin ambicioz të rilindjes së universitetit shqiptar!

u1 u2 u3 u4 u5 u8 u10 u11 u14 u19 u21 u23

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?