Inceneratorët, Berisha: Afera e Edi Ramës, për të cilën askush nuk është në burg
Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar sot skandalin me aferën e inceneratorëve, ku ka deklaruar se qeveria jep para edhe pse inceneratorët nuk kryejnë asnjë punë. Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama si të përfshirë direkt në këtë aferë të vjedhjes së parave publike.
“Ndërmarrjes kriminale të Edi Ramës, Engjëll Agaçit, Arben Ahmetajt dhe Lefter Kokës, Erion Veliajt, s’ka ligj, nuk ka institucion, s’ka forcë në këtë vend, që mund t’i bëjë gjë. Kështu, muaj më parë, skapi i partisë në njoftimin zyrtar për këtë aferë gjigante që tejkalon 420 mln euro, njofton se bëhet fjalë për korrupsion, procedura prokurimesh antiligjore, falsifikime dokumentesh, larje parash, tjetërsime pronash. Pra një kompleks veprash penale nga më seriozet. Kjo ndërmarrje kriminale, aferë është e vetmja në Shqipëri, Europë dhe botë mbi të cilën kanë rënduar akuza të tilla dhe vazhdon. Janë shpallur në kërkim menaxherë dhe pronarë të saj, ajo vazhdon njësoj sikundër asgjë s’ka ndodhur nga sa është konstatuar. Asnjë mandat arresti apo shpallje në kërkim nuk është lëshuar. Askush nuk është burgosur në këtë afër. Ftoj çdo shqiptar që të shtrojë pyetjen: si mundet pas gjithë këtyre akuzave, pas shpalljes në kërkim të pseudopronarëve të kompanive të djegësve, qeveria e Edi Ramës dhe Ministria e Financave të disbursojë deri më sot rreth 100 milionë euro?”, tha Berisha.