Inceneratorët, Gjiknuri: Po hidhet baltë mbi punët e mira të bëra nga qeveria
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri, thotë se me situatën e incerenatorëve, po hidhet baltë edhe mbi punët e mira të bëra nga qeveria ”Rama”.
”Të gjitha këto kontrata që u përmendën, pavarësisht se opozita i trajton si akte të një grupi strukturuar kriminal, objektiv kishin një të mirë publike. Mendoj që e mira e këtyre kontratave sa i përket dobishmërisë publike nuk mund të errësohet për faktin se ka akuza për zyrtarë të caktuar”,-tha në ”A2cnn”.
Po ashtu Gjiknuri tha ”Hidhen shifra të ekzagjeruara, “janë vjedhur 430 milionë”, ndërkohë që nuk është e vërtetë. Këta marrin vlerat e kontratave të cilat kanë të bëjnë me përpunimin e mbetjeve, tarifat që do të paguajnë bashkitë apo konsumatorët dhe i përfshijnë sikur këto para janë grabitur”.