Incident në mbledhjen e parë të Këshillit të ri Bashkiak të Kukësit

Është konstituuar sot në Kukës Këshilli i ri Bashkiak, në të cilin janë mandatuar dhe kanë nisur punën 31 këshilltarë, të ndarë mes tyre 16 të majtë dhe 15 të djathtë. Gjatë mbledhjes së parë dhe pas konstituimit të këtij këshilli, sipas grupit të këshilltarëve të djathtë, të majtët kanë tentuar që të kryejnë një procedurë votimi, për 4 anëtarët që e përfaqësojnë këtë këshill në Këshillin e Qarkut, jashtë kritereve ligjore dhe pa qenë të pranishëm në sallë 50 + 1 % e anëtarëve, ndërkohë që ata kanë krijuar një grup pune pa qenë i pranishëm edhe kryetari i ri i këshillit.

Përvecc kësaj, të djathtët kanë akuzuar të majtët se kanë nxjerrë me forcë nga salla e këshillit sekretarin e këtij organi vendimmarrës ku kanë vijuar më pas procesin e votimit, proces për të cilin do të bëhet edhe një kallëzim në Prokurorinë e rrethit të Kukësit, për shkelje të rëndë të ligjit.

Në një dalje për mediet, menjëherë pas lënies së sallës së mbledhjes së këshillit bashkiak, grupimi i djathtë ka theksuar se një veprim i tillë është i kundërligjshëm dhe uzurpues i institucionit nga ana e të majtëve. Sipas tyre, i gjithë incidenti ka ndodhur në momentet kur kryetari i ri i bashkisë po merrte detyrën dhe këshilltarët e djathtë kishin shkuar për ta shoqëruar drejt zyrës së tij.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në mbledhjen e sotme është konstituuar këshilli ku është zgjedhur kryetari dhe nënkryetari, ndërkohë që kryetari i ri i bashkisë, Bashkim Shehu bëri edhe betimin si kryebashkiak, ku tha se dy prej drejtimeve kryesore të punës së tij në bashki do të jenë: Furnizimi me ujë të  pijshëm i popullatës dhe ulja e nivelit të varfërisë. 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?