Incidenti elektoral në Durrës në aktivitetin e Grida Dumes(Video)
Ngjarja është mësuar rreth orës 19:15 minuta të 1 majit 2015 kur policia e Durrësit është njoftuar se ,në Spitalin e Durrësit është dërguar për ndihmë mjekësore një i ri.
Nga pamjet duket momenti kur disa të rinj konfliktohen pas një makine e cila ka një flamur të PS-së.
Dy të rinj godasin me grusht dy mbështetës të PD-së.
Mësohet se konflikti ka nisur gjatë një aktiviteti elektoral të Partisë Demokratike, në Shkozet.
Policia e Durrësit informon se është shpallur në kërkim një person, banor në lagjen 14, në Durrës.
Sipas njoftimit zyrtar të policisë së Durrësit, 24 vjeçari me incialet Xh.K dyshohet se ka dhunuar me sende të forta 21 vjeçarin e identifikuar me inicialet E. S dhe më pas është larguar me një mjet tip “Alfa Romeo”.
Policia thotë se ka ngritur një grup hetimor për sqarimine rrethanave ndërsa i riu pasi ka marrë ndihmën mjekësore është jashtë rrezikut për jetën.
Partia Demokratike e quajti incident elektoral. Dje deputeti demokrat, Edmond Spaho, përmes një deklarate për shtyp tha se militantët e Dakos sulmuan me gurë përkrahësit që shoqëronin Dumën, duke plagosur njërin prej tyre.