Incidenti i Ballës, diskutohet në grupin parlamentar të PS-së
Incidenti i deputetit Taulant Balla, me dhëndrrin e ish-kryeministrit Berisha ka dominuar diskutimet e sotme në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste. Teksa burime nga mbledhja bëjnë me dije se është kërkuar të mbahet qëndrim ndaj incidentit në fjalë.
Dy ditë më parë, deputeti i PS, Taulant Balla denoncoi se është goditur me grusht nga Jamarbër Malltezi, drejtor i Departamentit të Mjedisit në PD.
Incidenti ka ndodhur në aeroportin e Romës dhe pas ngjarjes, deputeti Balla ka bërë denoncimin.
Sipas deputetit socialist, ai është qëlluar me grusht nga një person me kapele që sipas tij ishte Jamarbër Malltezi, ndërsa është qëlluar me një hamburger nga bashkëshortja, Argita.
Akuza këto të cilat në fakt janë hedhur poshtë prej tyre.
Ndërkaq, pas mbledhjes së grupit, kryeministri Rama ka mbledhur në selinë e Partisë Socialiste Kryesinë e kësaj partie.
KOHA JONË SONDAZH

