Infektimi i Veliajt nga COVID, reagon Rama: E kam mbajtur në distancë, ishallah s’ma ka lënë mua stafetën
Kryeministri Edi Rama nga qyteti i Lezhës ka folur për infektimin nga COVID-19, të kryebashkiakut Erion Veliaj.
Sëbashku me drejtoreshën e AZHBR, Frida Krifca, në inspektimin e një thertoreje, Edi Rama kërkoi nga punonjësit që të ruajnë distancën në ambientet e jashtme dhe në ato të brendshme të mbajnë maska.
Kryeministri tha edhe ai ka mbajtur distancë nga Erion Veliaj, të cilit i ka uruar shërim të shpejtë, por duke e kaluar dhe me një batutë teksa tha se shpresonte mos ia kishte ngjitur atij infeksionin.
“Distancë në ambientet e jashtme dhe maskat në ambientet e brendshme dhe jeni në rregull. Edhe Lali Erin në distancë e kam mbajtur, ishallah po e kalon lehtë ai dhe s’ma ka lënë mua stafetën”, tha Rama.