Iniciativa e Ramës për të ndërhyrë në Bjellorusi, Ylli Manjani replikon ashpër me ambasadoren Yuri Kim

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka replikuar ashpër me ambasadoren e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim, lidhur me iniciativën e Kryeministrit shqiptar Edi Rama për të ndërhyrë në zgjidhjen e krizës në Bjellorusi.

Manjani ka sjellë edhe një herë në vëmendje deklaratën e amasadores Kim teksa përgëzon Ramën për ndërmarrjen e kësaj iniciative dhe shkruan se “Është vendi të ftojmë zonjën Kim t’i referohet memories afatshkurtër. Vetëm një muaj më parë Edi Rama ia bëri m… një marrëveshje për dialog e zgjedhje të lira në Shqipëri. Sado të përpiqet ta largojë Ramën drejt Bjellorusisë, era e keqe e prishjes së asaj marrëveshje është këtu”.

Postimi i plotë i Ylli Manjanit në Facebook

Zonja Yuri Kim shkruan zyrtarisht:

“Falënderojmë Edi Ramën për iniciativën e tij dhe i kërkojmë qeverisë së Bjellorusisë të pranojë ofertën e tij për të angazhuar në dialog të gjithë palët e interesuara. Siç deklaroi Rama, dialogu i hapur dhe konstruktiv është i nevojshëm për të gjetur një rrugëdalje në Bjellorusi”.
———————-
Është vendi të ftojmë zonjën Kim t’i referohet memories afatshkurtër. Vetëm një muaj më parë Edi Rama ja ? një marrëveshje për dialog e zgjedhje të lira në Shqipëri.

Një marrëveshje e negociuar dhe nënshkruar në tokën amerikane që administrohet prej zonjës në fjalë.

Ndaj, sado të përpiqet ta largojë Ramën drejt Bjellorusisë, era e keqe e prishjes së asaj marrëveshje është këtu…?

Të rrish në Shqipëri e të merresh me Bjellorusinë është kollaj. Puna është të rrish në Shqipëri e të merresh me problemet e Shqipërisë. Këtë kush e bën?!

SHKARKO APP