Inspektori i Përgjithshëm i Republikës, Shkëlqim Hajdari kontroll në call centera

Sot paradite Inspektori i Përgjithshëm i Republikës, Shkëlqim Hajdari ka bërë kontrolle të befasishme në disa biznese dhe call centera në Tiranë për të parë nga afër, personalisht, zbatimin e vendimit të qeverisë në kushtet e emergjencës kombëtare kundër coronavirus.

Në një kontroll që bëri në kompaninë facile.it në Tiranë ai shikoi nga afër të gjithë kushtet e punës të punonjësve të këtij call centeri. I shoqëruar nga administratori i kësaj kompani të madhe në fushën e call centerit, Lorenc Goga, Inspektori i Përgjithshëm zoti Hajdari konstatoi se janë zbatuar në mënyrë të përpiktë të gjitha kushtet dhe rregullat e vendosura nga qeveria dhe ministria e shendetsisë për punën në ditët e emergjencës kombëtare.

Inspektori i Përgjithshëm pyeti vetë punonjësit, përveç edhe kontrollit nga ana e tij në çdo metër katror të godinës ku punonin në facile.it.

Më pas për median zoti Shkëlqim Hajdari tha se “duhet të marrin shembull të gjithë kompanitë call center dhe bizneset nga kompania facile.it. Urime kompanisë që zbaton rregullat e emergjencës”.

Më pas zoti Hajdari ka vazhduar kontrollin edhe në biznese të tjera në Tiranë dhe Durrës.

Në të vertetë kur punohet dhe zbaton rregullat e emergjencës nuk kanë pse ankohen bizneset nga qeveria se “po mbarojmë”. Dihet se janë kushte ekstreme nga coronavirus, por nëse je korrekt me rregullat e ministrisë së shendetsisë, nuk falimenton! Nuk fiton shumë, por sëpaku mbijeton!

Këtë shembull e dha sot facile.it e cila u kontrollua për mbi dy orë vetë Inspektori i Përgjithshëm i Republikës. Natyrisht me personel të reduktuar, por ama punohej në kushtet e rregullave strikte kombëtare.

 

 

 

Fotot: Nga Ina Grabocka

INSPEKTORI I PËRGJITHSHËM, KONTROLL PËR SIGURINË NË CALL CENTERA

SHKARKO APP