Institucionet e drejtësisë, PD: KLGJ të përbëhet nga 5 anëtarë të zgjedhur nga Kuvendit
Komisioni i posaçëm i Reformës në Drejtësi është mbledhur sot për të diskutuar mbi Ligjin për Organet e reja të Drejtësisë që krijohen, Këshilli i Lartë i Gjyqësorit, (KLGJ), Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) dhe Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, (KED).
Këto janë institucionet e reja që do të kenë në dorë emërimet dhe kontrollin e performancës dhe emërimeve të gjyqtarëve dhe prokurorëve.
Sa i përket KLGJ-së, në mbledhje janë paraqitur disa konkluzione të përgjithshme mbi opinionin e PD-në për ligjin e qeverisjes së gjyqësorit. Burime nga PD-ja bëjnë me dije se ështrë propozuar që 5 anëtarë të KLGJ-së të zgjidhen nga Kuvendi sipas një raporti të institucionit përkatës. Konkretisht mësohet se është propozuar që KLGJ-ja në përbërjen e tij të ketë anëtarë jo gjyqatërë të cilët 2 anëtarë të jenë nga Dhoma e Avokatëve, 2 nga pedagogët e drejtësisë, dhe 1 nga shoqëria civile. Sipas PD-së, anëtar jo gjyqtar në KLGj mund të zgjidhet vetëm një njeri me integritet.
Demokratët kërkojnë që shpallja e vendeve vakante në KLGJ të bëhet 3 muaj para përfundimit të mandatit.
Vakanca shpallet nga Sekretari i Kuvendit.
Verifikimi formal i kandidatëve, thotë PD, duhet të bëhet sipas kritereve të përcaktuara në ligj.
Po ashtu, sot pritet dhe opinion i OPDAT për nenin 6 të ligjit të SPAK, ose ndryshe e njohur si Byroja Kombëtare e Hetimit.
Ata do të përcaktojnë nëse do të ngrihet ose jo një komision Ad Hoc i posaçëm për të emëruar njerëzit e Byrosë, ose do i lihet në dorë institucioneve të Vetting-ut.
KOHA JONË SONDAZH

