Institucionet e reja në Drejtësi, mblidhet Komisioni i Posaçëm

Komisioni i posaçëm i Reformës në Drejtësi pritet te mblidhet ditën e sotme për të diskutuar mbi Ligjin për Organet e reja të Drejtësisë që krijohen, Këshilli i Lartë i Gjyqësorit, (KLGJ), Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) dhe Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, (KED).

Këto janë institucionet e reja që do të kenë në dorë emërimet dhe kontrollin e performancës dhe emërimeve të gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Po ashtu, sot pritet dhe opinion i OPDAT për nenin 6 të ligjit të SPAK, ose ndryshe e njohur si Byroja Kombëtare e Hetimit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ata do të përcaktojnë nëse do të ngrihet ose jo një komision Ad Hoc i posaçëm për të emëruar njerëzit  e Byrosë, ose do i lihet në dorë institucioneve të Vetting-ut.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?