Integrimi dhe tërmeti, Meta takon ambasadorin e ri të Luksemburgut: Mirëpresim investimet nga vendi juaj
Presidenti i Republikës, Ilir Meta, priti në një takim Ambasadorin e ri të Luksemburgut në Shqipëri, Philippe Donckel, me rastin e paraqitjes së letrave kredenciale.
Presidenti Meta vlerësoi marrëdhëniet shumë të mira politike midis dy vendeve dhe e falenderoi Ambasadorin Donckel për mbështetjen e Luksemburgut në përpjekjet e Shqipërisë për çeljen e negociatave të anëtarësimit me BE, si dhe për asistencën e ofruar pas tërmetit të 26 nëntorit 2019.
Gjithashtu, Kreu i Shtetit theksoi se “investimet nga Luksemburgu janë të mirëseardhura në Shqipëri”.
“Integrimi shembullor i komunitetit shqiptar në Luksemburg i bën më të forta marrëdhëniet tona”, u shpreh Presidenti Meta.