Integrimi i vendit, zv/Ministrja Xhixho: Media, rol nxitës në proces

Në kuadër të programit tre ditor të Ministrisë së Integrimin, ku në fokus ishte media, sot Zëvendës Ministrja e Integrimit Europian, Erisa Xhixho, u shpreh se industria e informimit ka rol nxitës, në axhendën Europiane të vendit.

Gjatë fjalës në ceremoninë e ndarjes së certifikatave të përfaqësuesve të medias që u bënë pjesë e trajnimit “Komunikimin për Europën dhe Çështjet e Integrimit Europian”,  zv/Ministria vlerësoi kontributin e gazetarëve në informimin e qytetarëve.

Gjithashtu, ajo shprehu dhe mirënjohjen për vijimësinë e procesit të integrimit duke e cilësuar atë të vështirë dhe kompleks.

Swiss Digital Desktop Reklama

Më tej, Xhirxho, nënvizoi se:”Ministria e Integrimit Europian, ka prioritetin e saj kryesor informimin e publikut për çdo hap që ne hedhim drejt BE-së, pa ju ky informim do të ishte i pamundur. Procesi i integrimit mund të jetë i suksesshëm vetëm me hapjen e shoqërisë, dhe roli juaj për tejçimin e informacionit është thelbësor”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Mbështetja e publikut për procesin e integrimit, sipas zv.Ministres nuk do të ishte kaq e madhe sa sot nëse media nuk do të luante këtë rol. “Jam e bindur se  media, është një nga fokus grupet që duhet ta njohë në thellësi këtë proces, në mënyrë që të përcjellë te qytetarët  mesazhet e duhura, përmbajtjen e duhur, por dhe të jetë nxitëse për axhendën europiane të Shqipërisë”, u shpreh zv. Ministrja Xhixho

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?