Integrimi në BE, Mazniku: Bashkitë duhet të krijojnë ekonomi në territorin e tyre
Arbjan Mazniku, ministër Shteti për Pushtetin Vendor, thotë se integrimi në BE i Shqipërisë, do të thotë që 70% e legjislacionit europian do të zbatohet në Bashkitë e Shqipërisë. Ndaj për të krijojnë ekonomi në territorin e tyre.
Postimi i plotë
Integrimi në BE do të thotë që 70% e legjislacionit europian do të zbatohet në Bashkitë e Shqipërisë.
Në tryezën e punës së organizuar nga Banka Botërore për reformimin e transfertave fiskale drejt bashkive diskutuam për rëndësinë e përgatitjes së njësive vendore për integrimin.
Kjo do të thotë që Bashkitë nevojiten të krijojnë ekonomi në territorin e tyre dhe të rrisin efikasitetin në shpenzimet buxhetore.
Forcimi i bashkive dhe i rolit të tyre do të ndihmojë në përballjen e sfidës për burime njerëzore të afta, në zhvillimin ekonomik dhe në zbatimin sa më efektiv të reformave të parashikuara nga Bashkimi Europian, për të bërë të mundur vizionin e qeverisë sonë “Shqipëria 2030”, si vendi më i zhvilluar në rajon për turizmin, inovacionin dhe energjitikën.