Integrimi në BE, ministri Hasani: Shqipëria gati për Konferencën Ndërqeveritare! S’ka kohë për të humbur

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, thotë se Shqipëria është gati për Konferencën e dytë Ndërqeveritare. Ai mori pjesë në konferencën e Grupit të Miqve të Ballkanit Perëndimor me MPJ-të e vendeve të BP-së, organizuar në Austri në datat 20 dhe 21 qershor 2024.

Ministri theksoi se Shqipëria e ka treguar vendosmërinë e saj për përshpejtimin e procesit të integrimit, duke treguar progres të vazhdueshëm në ndërmarrjen e reformave.

“Ne do të kemi zgjerim në zemër të Bashkimit Evropian dhe do ta mirëpresim shumë këtë. Është momenti i duhur që gjërat të bëhen reale me një axhendë ambicioze dhe është koha për të provuar në mënyrat më konkrete, vendosmërinë e të gjithëve për të ecur përpara.

Ne në Shqipëri jemi gati të hapim sa më shumë kapituj të mundshëm gjatë këtij viti. Nuk ka kohë për të humbur dhe shpresojmë shumë që pas një muaji të kemi mundësinë të organizojmë konferencën e dytë ndërqeveritare”.

SHKARKO APP