Integrimi në BE, Rama flet nga Brukseli: Ne jemi peng i një ngërçi me të cilin nuk kemi lidhje

Kryeministri Edi Rama mbrëmjen e djeshme u takua me kreun e Diplomacisë Europiane dhe Zv.Presidentin e Komisionit Europian, Josel Borrell në Bruksel. Rama dha disa detaje se ku u përqendrua biseda gjatë takimit joformal mes Borellit dhe krerëve të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Për hapat vendnumëro të integrimit, kryeministri tha se kjo situatë nuk mund të vazhdojë më gjatë.

“Ne jemi në pozicionin që dihet, do presim dhe presidencën franceze. Këtu çështja është tek Bullgaria që ka marrë peng Maqedoninë dhe që si rezultat, ka bërë që ne të jemi peng i një ngërçi të madh që ne nuk kemi lidhje fare. Megjithatë, ne do të ndryshojmë menjëherë kurs, siç e kemi thënë dhe siç e kemi marrë nga Këshillimi Kombëtar në rast se nuk do të kalojë në fazën tjetër vendi ynë për t’u ulur formalisht në tryezë për negociata”.

Nga ana tjetër, Rama nga Brukseli ritheksoi mbështetjen e Shqipërisë për Kosovën në përpjekjet e saja për tu aderuar në organizmat ndërkombëtare. Sot Kovova bëri me dije se ka aplikuar për të qenë pjesë e Këshillit të Europës.

“Kur vjen puna tek demarshet e Kosovës në arenën ndërkombëtare, ne jemi 100% me Kosovën. Serbia sigurisht është në të drejtën e vetë të mendojë krejt ndryshe, na vjen keq për Serbinë në këtë rast, por ne do të mbështesim Kosovën”.

SHKARKO APP