Integrimi në BE, Spiropali: Politika mbështetëse për Ballkanin! Jo aty për të plotësuar veç disa kuti burokratike
Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali e ftuar në ”Top Talk” ka folur për ecurinë e Integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Ajo thotë se duhen politika mbështetëse për Ballkanin Perëndimor, dhe se shteti shqiptar nuk është aty për të plotësuar vetëm disa kuti burokratike.
”Roli i kryeministrit ka qenë i padiskutuar me udhëheqësit e tjerë të vendeve që përbëjnë Bashkimin Evropian. Kemi qenë konkretë në kërkesat tona. Shqipëria është gati për të çelur kapitujt themelorë.
Duhen politika mbështetëse për Ballkanin Perëndimor, s’jemi aty për të plotësuar vetëm disa kuti burokratike, procesi është mbi gjithçka një proces transformimi i brendshëm, na duhen mjete që ata kanë, njohuritë që ata kanë.
Vullneti nuk na mungon, s besoj se ka lider apo parlament që nuk do që vendi i tij të përparojë, mund të zgjedhë të bëjë politikë regresive, por një forcë që udhëheq do të ketë edhe progres edhe të ecë përpara”,-tha Spiropali.