Integrimi, Rama në Luksemburg: Në këtë epokë post traumatike jam i prirur ta lëvdoj BE-në sesa ta fajësoj atë

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Luksemburg ku po merr pjesë në panelin “Rruga drejt zgjerimit” mbi rolin që institucionet më të rëndësishme financiare mund të luajnë në rrugën drejt integrimit në BE. Gjatë fjalës tha se në këtë epokë post traumatike është i prirur ta lëvdoj BE-në se sa ta fajësoj atë.

“Më është dashur të kaloj një traumë të gjatë me BE-në. Ndërkohë që ne këmbëngulnim që të hapeshin bisedimet, ndërsa ata këmbëngulnin që na donin, por nuk ishin gati të flisnin.

Është një përvojë shumë traumatike, por ka përfunduar. Kemi çelur bisedimet e anëtarësimit dhe në këtë epokë post traumatike jam i prirur ta lëvdoj BE-në se sa ta fajësoj atë. Përgëzimi është plotësisht i merituar se po shohim shërbimin jashtë mase përfitues që po na jep BE-ja përmes këtij procesi të bisedimeve.

Një hapësirë e jashtëzakonshme dije, dhe kjo bën dallimin mendoj dhe është ajo çfarë bën dallimin për Moldavinë dhe Ukrainën përkundrejt vendeve të tjera që nuk e kanë këtë perspektivë”, theksoi Rama.

SHKARKO APP