Intelektualët kundër Ramës: Nuk pranojmë “Mini Shengenin Ballkanik”

Përfaqësues të shoqërisë civile kundërshtojnë idenë e kryeministrit Edi Rama për “Mini Shengenin Ballkanik”. Të mbledhur sot në Fier, në takimin me temë “Për Shqiptarët dielli lind në Perëndim”, intelektualë dhe aktivistë të shoqërisë civile kanë deklaruar se ideja e Edi Ramës për heqjen e doganave me Serbinë është realizim i planit për “Jugosllavinë e Madhe”.

Aulon Kalaja, një aktivist i njohur i shoqërisë civile, thotë se shqiptarët nuk pranojnë ide të dëmshme për Shqipërinë dhe që godasin shtetin e Kosovës.

“Kjo tryezë kundërshton vokacionin lindor të Kryeministrit Edi Rama dhe konfirmoi edhe një hërë si përherë, orientimin e shqiptarëve nga perëndimi. Duam të shkojmë drejtë ShBA dhe BE dhe jo në Beograd dhe Moske. Edhe pse Rama vazhdon të takohet me Vuçiç më shumë se me liderët e Kosovës”,- tha Kalaja.

Tryeza e radhës e diskutimeve do të vijojnë të shtunën (nesër) në qytetin e Pogradecit.

SHKARKO APP