Intelektuali i njohur, Ardian Ndreca, emërohet Rektor i Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”

Ardian Ndreca është një nga personalitetet e botës katolike shqiptare. Ai është emëruar rektor në Universitetin Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”.
I mënjëhershëm ka ardhur reagimi nga Gjergj Meta, që edhe ky është tjetër personalitet i dijes katolike.
Por ja se çfarë Gjergj Meta në statusin e tij në facebook:
“Prof. Ardian Ndreca fillon punën e tij si Rektori i Ri i Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”. Personalisht jam i sigurt se formimi i tij solid në lëmin e filozofisë, sidomos asaj idealiste dhe ekzistencialiste, do të jetë një instrument i fuqishëm për të çuar përpara këtëmision akademik.
Besoj janë të rrallë personalitetet me një formim të tillë dhe i bëjnë nder botës akademike.
Misioni i Universitetit katolik është të përcjellë, përveç nivelit dhe përmbajtjes akademike, edhe një frymë që ka rrënjët në traditën e lashtë të arsimit për të cilën Kisha Katolike krenohet”
*Arqipeshkv i Mirditës

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?