Interkonjeksioni me Kosovën – Gjiknuri mesazh Serbisë: Mos pengoni politikisht

Interkonjeksioni me Kosovën është realizimi më i rëndësishëm i Shqipërisë së fundmi, por për shfrytëzimin e plotë të tij duhet zgjidhur ngërçi me Serbinë.

Ministri i Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri, duke folur në Konferencën Rajonale për Europën Juglindore të Rrjetit Europian të Energjisë (ENTSO-E), e cila u mbajt në datat 2-3 nëntor në Selanik, tha se asnjë vend nuk duhet të kthehet në pengesë për investime të mëdha strategjike.

Gjiknuri: “Nuk mund të kemi bashkëpunim rajonal pa një vullnet të qartë politik të të gjithë vendeve. Asnjë vend nuk duhet që të bëhet pengesë për arsye thjesht politike, të pengojë vënien në punë të investimeve të tilla të rëndësishme me fonde të Bashkimit Evropian dhe të institucioneve ndërkombëtare financiare. Në këtë mënyrë, do të humbasim besimin e investitorëve, duke humbur kështu mundësinë për kryerjen e investimeve në infrastrukturën energjitike, aq të rëndësishme për vendet tona e për gjithë rajonin. Pa këtë infrastrukturë i gjithë ky bashkëpunim për integrimin e tregjeve të energjisë do të ishte i pamundur”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ministri Gjiknuri prezantoi gjithashtu zhvillimet më të fundit në tregun e energjisë elektrike në Shqipëri dhe hapat që ka ndërmarrë qeveria për ngritjen e Bursës Shqiptare të Energjisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjiknuri: “Ne jemi të vendosur të ecim përpara në këtë proces, me një plan shumë ambicioz, që brenda vitit 2017 të ngrejmë Bursën e Energjisë dhe të shtrijmë bashkëpunimin edhe me vendet fqinje, për tu bërë pjesë e tregut të energjisë të Europës Juglindore”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?