Interneti Starlink i disponueshëm në Shqipëri, kryeministri Rama: Mirë se erdhe Elon

Themeluesi i Space X dhe pronari i rrjetit social X, Elon Musk informoi sot se sateliti Starlink tashmë është aktiv edhe në Shqipëri. “Starlink është tani në dispozicion në Shqipëri! Interneti Starlink, me shpejtësi të lartë dhe me vonesë të vogël, tashmë është i disponueshëm në Shqipëri”, shkruan në rrjetin “X” Elon Musk. Kryeministri Edi Rama në një postim në rrjetet sociale shkruan “Mirë se erdhe Elon”. Starlink është plejada e parë dhe më e madhe satelitore në botë që përdor një orbitë të ulët të Tokës për të ofruar internet me brez të gjerë të aftë për të mbështetur transmetimin, lojërat në internet, video thirrjet dhe më shumë.

SHKARKO APP