Investigimi nga Rai 3, Spiropali: Është prodhim vendas. Akuzat e Ahmetajt janë personale dhe në hall

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Kuvendin, Elisa Spiropali thotë se investigimi i Rai3 është prodhuar në vendin tonë dhe më pas është marrë nga media italiane. Ndërsa i cilësoi akuza të përsëritura, ajo theksoi se Sali Berisha është burimi kryesor i akuzave dhe gënjeshtrave.

”Nuk do të ishte njerëzore, por zoti Ahmetaj është sot një i kërkuar nga drejtësia, nuk është në qeveri dhe arsyet e tij burojnë nga personalja. E kuptoj, por të marrësh deklaratat e tij në hall dhe t’i paraqesësh aty si fakte, akuzatori nuk ka rëndësi ajo që i bashkon është fakti që kanë punë me drejtësinë, ose janë përballë ose të ikur.

Sot kemi një ish-kryeministër që është në akuzë publike, sulmon organet e drejtësisë, i cili është burimi kryesor i akuzave dhe gënjeshtrave, kampion botëror i gënjeshtrës dhe trillimeve, atë punë ka bërë dhe di të bëjë, vesi del me shpirtin”,-tha në ”Top Story”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga ana tjetër, për të kryeministri Rama u është përgjigjur akuzave, ka dhënë shpjegime dhe nuk i ka injoruar. ”S’mund të merrem dhe përkthejmë akuzat e tij, nuk i jemi fshehur shpjegimeve dhe kryeministri u është përgjigjur një më një, mund edhe ta kishte injoruar por duke gjykuar që publiku shqiptar meriton të ketë përgjigje është përgjigjur”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?