Investimet në infrastrukturë, Veliaj: Mandati i tretë, 4-vjeçari i shkuarjes në çdo cep fundor

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj deklaroi në Report tv se mandati i tretë do të jetë mandati i investimeve në çdo cep fundor. Veliaj u shpreh se pas përfundimit të ndërhyrjeve kryesore, tashmë do të ndërhyhet dhe në zonat më të largëta.

Unë mendoj se mandati i tretë do të jetë mandati i vajtjes në çdo cep fundor dhe garancia për çdo qytetar është mjafton të shikojnë se si është punuar, le të themi në qendër të Tiranës, të gjitha akset kryesore, duke filluar nga rruga e “Dibrës”, rruga “Ali Demi”, Bulevardi i Ri, Bulevardi Zogu i Parë, rruga e Kombinatit, rruga e Durrësit, rruga “Mine Peza”. Të gjitha akset që të sjellin në qendër janë transformuar dhe tani po mbaron dhe Unaza e Madhe që është në shtatë lote, gjysma tjetër, ti fillon dhe punon dhe në nivel kapilar. Mjafton t’ju kujtoj që të shikohet segmenti nga Spitali, materniteti “Koço Gliozheni” deri në Shkozë, të shikohet se si ai segment praktikisht ka ndjekur jetën e unazës. Pra një unazë që vazhdon, ka sjellë jetë dhe në të gjitha degëzimet rreth saj. Mënyra se si ne e kemi ndarë punën është që qeveria me ARRSH bën akset kryesore, ne ndërkohë bëjmë akset kapilare. Tani që mbaroi Astiri kemi luksin të futemi deri te xhepi më i fundit i çdo pallati dhe kjo është arsyeja se pse sot ka rreth 100 kantiere aktive në Tiranë”, tha Veliaj.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?