Inxhinierët i ankohen për Berishën, Rama zë kokën me dorë (VIDEO)
Gjatë inspektimeve të rrugës Qafë Plloçë-Qukës, kryeministri Rama u ndesh me disa inxhinierë të cilët iu ankuan për vështirësi në zbatimin e projektit gjatë qeverisjes së Berishës.
“Kjo është dalja e tunelit të parë. Ishte parashikuar më parë 404 metra, por pati ndryshime për përmirësimin e projektit, kryesisht për uljen e niveletës dhe u zgjat 700 metra tuneli i parë. U propozua ndërtimi i tunelit të dytë, 300 metra, për të evituar gjithë këtë gërmim që ishte parashikuar në formë U-je, që nuk kishte sens. Një masakër mjedisore. Në vazhdim të tunelit janë edhe dy ura të gjata. Kishte mospërputhje 24 metra disnivel,” – prezantoi ecurinë e projektit një ndër drejtuesit e punimeve.
Siç shihet edhe në video, kaq ka mjaftuar që kryeministri të zërë kokën me dorë.
[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=b9mJSrbQhb4&feature=em-uploademail” width=”560″ height=”315″]
KOHA JONË SONDAZH

