Inxhinieri Fatmir Shehu vlerësohet me titullin ”Mjeshtër i Madh”, Meta: Interes kombëtar strategjik

Presidenti Ilir Meta ka vlerësuar këtë të enjte inxhinierin e njojur Fatmir Shehun, me titullin “Mjeshtër i Madh”. Teksa e ka cilësuar si një interes kombëtar strategjik, Meta thotë se mbështetja do të shumëfishojmë përpjekjet për t’i dhënë prioritet këtij sektori jetik për vendin.  ”Zhvillimi, modernizimi dhe mbështetja e industrisë së naftës dhe gazit është interes kombëtar strategjik. Ndaj mbështetur mbi trashëgiminë dhe eksperiencën e personaliteteve si Prof.Dr. Fatmir Shehu të shumëfishojmë përpjekjet për t’i dhënë prioritet këtij sektori jetik për vendin”.

Postimi i plotë në facebook nga Presidenti Ilir Meta

Shqipëria është një nga vendet me burime natyrore më të mëdha në Europë, sidomos në rezervat e naftës dhe gazit, një pasuri që duhet të kthehej në mirëqenie për vendin dhe për çdo qytetar. Në kontekstin e zhvillimeve të fundit është me shumë rëndësi që industria e naftës dhe e gazit të marrë mbështetjen që meriton, nëpërmjet investimeve moderne, që garantojnë jo vetëm furnizimin por edhe zhvillimin e qëndrueshëm të ekonomisë kombëtare.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndaj dhe me mirënjohje për kontributin e çmuar të dhënë për revolucionarizimin e industrisë së naftës në vendin tonë, veçanërisht në vitet ’80, por edhe tani në pension si ekspert i konfirmuar, për të gjithë veprimtarinë e pasur shkencore, si dhe për përkushtimin e treguar për formimin e brezave të inxhinierëve të rinj vlerësova sot me Titullin “Mjeshtër i Madh” një personalitet të shquar të shkencës shqiptare dhe të industrisë së naftës, Prof.Dr. Fatmir Shehu.

Swiss Digital Mobile Reklama

Zhvillimi, modernizimi dhe mbështetja e industrisë së naftës dhe gazit është interes kombëtar strategjik. Ndaj mbështetur mbi trashëgiminë dhe eksperiencën e personaliteteve si Prof.Dr. Fatmir Shehu të shumëfishojmë përpjekjet për t’i dhënë prioritet këtij sektori jetik për vendin.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?