Irani nuk pushon me sulmet, edhe këtë të dielë disa dogana janë pa sistemin TIMS

Në portin e Durrësit nuk është kthyer ende sistemi TIMS pas sulmit kibernetik nga Irani. Mësohet se regjistrimi i hyrjeve dhe daljeve po vijon në mënyrë manuale. Sistemi TIMS është rikthyer në pikën kufitare të Kapshticës, Kakavijës dhe në Aeroportin e Rinasit.

Sulmi ndaj sistemit TIMS ka qenë ne disa faza, e cila kulmoi me atë të orës 23:13 minuta të datës 9 duke nxjerrë gjithçka jashtë kontrollit, ndërsa aksesi i iranianëve te kamerat e sigurisë së Rinasit është një cenim i sigurisë kombëtare.

Shtetet e Bashkuara kanë dënuar sulmin kibernetik ndaj sistemit TIMS të Shqipërisë. Këshilli i Sigurisë Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë thotë se po mbështesin vendin tonë në përpjekjet për të rikthyer në normalitet sistemin.

“Shtetet e Bashkuara dënojnë sulmin kibernetik të 9 shtatorit kundër aleatit tonë të NATO-s, Shqipërisë. Ky aktivitet keqdashës kundër Shqipërisë vjen pas sulmit kibernetik të 15 korrikut të kryer nga qeveria e Iranit. Qeveria e SHBA po mbështet përpjekjet e Shqipërisë për të rikthyer sistemin”, shkruhet në postim.

SHKARKO APP