Ironia e Blushit: U uroj garë të mbarë Edit dhe Eduardit

Deputeti i Partisë Socialiste, Ben Blushi ka komentuar në nisje të emisionit “Top Story” lëvizjen më të fundit në selinë rozë, atë kandidimit të deputetit Eduard Ndocaj për kreun e kësaj partie. Ishte gazetari Sokol Balla që lexoi statusin në Facebook të Ndocajt.

“Unë ju uroj garë të mbarë Edit dhe Eduardit. Edi e futi Eduardin në politikë. Ishin bashkë dhe tani janë bashkë. Këta të dy janë njëlloj. Kanë të njëjtat orekse. Janë të dy ndërtues pasi njëri ndërton në Milano, tjetri në Tiranë. Tani Edit dhe Eduardit ju uroj garë të mbarë” – tha Blushi duke nënkuptuar se kjo është një lëvizje “e sponsorizuar”nga Rama për të pasur një garë në PS, ose për ta banalizuar atë

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?