Ironia e Erion Braçes për referendumin e Berishës: Teatër, por me një fund për therje!
Deputeti socialist, Erion Braçe, e ka quajtur teatër referendumin e thirrur nga Sali Berisha sot për shkarkimin e Bashës.
Erion Braçe nuk ka kursyer as ironinë, teksa në Facebook ka postuar edhe një video të një tufe me gjela deti, teksa thotë se gjithë sa po ndodh e ka edhe një fund për therje.
“Kongres, koncert, referendum, teatër por me një afat: 31 dhjetor! Gjithçka ka një fund, për therje! Ky miku im dje ne korie/Divjakeë e kishte të qarte; të pastër, të shëndetshëm, të bukur, të lirë, të lumtur aty tek toka para shtepisë e në diell; pooor; i kishte të shitur! për therje! Shih sa bukur këndojnë!”, shkruan Braçe.
KOHA JONË SONDAZH

