Ironia e Flutura Açkës: Njëlloj si me çmimin e karburantit, qeveria nuk ka më asnjë përgjegjësi, as për energjinë

Nga Flutura Açka, deputete e PD-së

Ju kujtohet?
Njëlloj ndodhi edhe me bordin e çmimit të karburantit. Qeveria e bëri të vetën: bëri bordin që të kontrollojë çmimet. Pastaj e di bordi. Ndryshe ç’kuptim ka të bësh bord. Qeveria nuk ka më asnjë përgjegjësi.
As për energjinë qeveria nuk ka faj. Ajo ka ERE-n, dhe ERE, siç edhe deklaron, i paska mbaruar punët. Kështu tërhiq-mos këput e ke më të lehtë me shqiptarët.

As për sulmet në cyber nuk ka faj qeveria. Ajo i ka dhënë paratë për sigurinë, ata të sigurisë të mbajnë përgjegjësinë. Kështu kemi rast edhe për ca lekë të tjera.

As për patronazhistët nuk ka faj qeveria, thjesht ia dha të dhënat e shqiptarëve partisë. Partia e di se ç’ka bërë. Pse mërziten shqiptarët? Ata janë mësuar me kulturën që t’ua dijë partia sa lugë e pirunë kanë në shtëpi.
Mos u mërzisni nga kjo copë letër, është e rreme! Urdhri i dytë anulon të parin. Zeusi nuk ha bar, do t’i bëj zap çapaçulët që tallen me shqiptarët.

Ç’bën opozita në një kohë të tillë? Vazhdon të jetë Opozitë, do të thoshte Heminguej me humorin e tij në kohë lufte. Opozita është gati të bëjë pakt me djallin, dhe jo me opozitën. Ndërkohë i ftohti po mësyn klasat dhe shtëpitë me mure të hollë të shqiptarëve të zakonshëm.

SHKARKO APP