Ironia e gazetarit: Pas këngës për Erdogan bëni dhe një për 12 milje det që i dhamë Micotaqisit
Gazetari Ylli Dylgjeri ka ironizuar këngën që ka krijuar grupi polifonik i Fierit për presidentin e Turqisë, Rexhep Tayyp Erdogan. Dylgjeri u sugjeron autorëve të tekstit për që tani të bëjnë dhe një këngë për kryeministrin grek dhe 12 miljet detare që i dha Edi Rama, Greqisë.
Postimi i Ylli Dylgjerit në Facebook:
Pas këngës se grupit polifonik të Mallakastrës për zotin Erdogan duhet edhe një këngë nga polifonia
labe për zotin Micotaqis për dhënien e 12 miljeve…
Ja dhe teksti:
Dymbëdhjetë milje merri!
Dhoro nga Rilindja,
Micotaq o qirje i mirë,
Të do Edua n’ditë të vështirë.
Rritu, shtrihu sa më shumë
Në detin blu shqiptar,
Se rilindja të ha munë,
Micotaq o palikar!
https://arkiva.kohajone.com/sa-malet-te-rroje-fieraket-kenge-per-erdoganin-ne-turqi-tek-gjysmehena-erdogan-nuk-ben-me-nena/