Ironia e Manjanit: Ilir, ç’borxh të kanë shqiptarët që u bërë peshqesh Ramën
Ish-ministri Ylli Manjani ka reaguar për qëndrimet e kreut të qeverisë, Edi Rama kundër Presidentit Ilir Meta.
Me të njëjtën gjuhë që përdor Edi Rama, Manjani i kërkon “sqarime” Metës se përse ua bëri peshqesh shqiptarëve Edi Ramën për më shumë se 20 vite.
“Megjithmend Ilir, çfarë borxhi të kanë shqiptarët ty që ua bëre peshqesh Edi Ramën?! I dhe oskigjen politik sa herë i merrej fryma në PS. E bëre dhe e mbajte kryetar Bashkie 12 vjet. Pastaj e bëre dhe Kryeministër.
Tani të kërkon dhe hesap… Vërtetë, çfarë borxhi të kanë shqiptarët për këtë peshqesh…!? Por borxhet duhen larë deri me 25 prill. Nëse nuk lahen, atëhere i jemi të gjithë borxhli Edi Ramës, siç ata para nesh ishin borxhli ndaj Enver Hoxhës. Është serioze këtë herë. Posti i Presidentit nuk mjafton…”,- shkruan Manjani.
KOHA JONË SONDAZH

