Ironia e Ramës: Ajo vrima dhe tubat qenkan si PD me Babalen (VIDEO)
Kryeministri gjatë inspektimit të punimeve për Unazën e Madhe të Tiranës ka ironizuar sërish opozitën, duke përmenduar Babalen.
Këtë herë duke bërë edhe dallimin mes cilësisë së punimeve në kohën e qeverisë së PD dhe qeverisë së tij.
Rama: Ajo vrima aty me gjithë ato tubat qenka si partia jote me Babalen aty, ndërkohë që ne vazhdojmë rregullojmë dhe fillojmë nga e para dhe transformojmë gjithë gungat dhe bërdungllat që latë ju. Ju na turpëruat dhe në Bruksel dje por ne nuk kemi rrugë tjetër. Ne do ta shembim ato, do vazhdojmë drejt kështu që të marrin shembull nga bashkëpunimi jonë si shtet me sipërmarrjen.