Ironizon Pjerin Ndreu: Opozita i ka varur shpresat tek “Babalja”
Deputeti i PS-së Pjerin Ndreu ka reaguar pas deklaratave të gazetarit Jetmir Olldashi që bëri mbrëmjen e djeshme në emisionin “Studio e Hapur” në “News24”.
Ndreu i ka dalë kundër gazetarit investigativ, i cili pohoi se është personi që regjistroi audiopërgjimin ku implikohet vëllai i ministrit Xhafajt. Ndreu me ironi tha se opozita ka varur shpresat te “Babalja” dhe nga manipulimet skandaloze do shfryhet si tullumbace.
“Gazetari Olldashi i dha rruge mashtrimit te Babales dhe viagrimit qesharak te Lulzim Bashes ! Une nuk e kam pare qe ka folur me Agron Xhafen tha…! Opozita jone qe ka vare shpresat te Babalja dhe manipulimet skandaloze do shfryhet si tullumbace ! Shpejt do te shijoni se cfare mjerimi perfaqeson opozita e ketij vendi ! Nuk keni pare gje akoma!”, shkruan Ndreu.
KOHA JONË SONDAZH

