Ish-deputeti Bylykbashi: Duhet qeveri kujdestare për zgjedhjet

I ftuar në emisionin “Real Story” në ‘News24’ ish-deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi tha se në vitin 2020 është e turpshme që të flitet ende për vjedhjen e votës.

Demokrati tha se opozita ka kërkuar si kusht për marrëveshjen zgjedhore, krijimin e qeverisë kujdestare pak para zgjedhjeve, në mënyrë që ajo të jetë neutrale gjatë këtij procesi.

“Është e turpshme që diskutojmë këto çështje të reformës zgjedhore në 2020. Ishte si të bënim rregulla më të mira për Kolegjin Zgjedhor, dhe t’i përmirësonim ato. Në 2008 kemi pasur konsensus për reformën zgjedhore, dhe në 2018 u bën sërish ndryshime. Është turp që flasim për shitblerjen e votës, pasi u diskutua për 3 vite. Në 2009 ODHIR tha një gjë; ‘zgjedhjet arritën standardet kryesore’, gjë që nuk është përsëritur më. Shitblerja e votës kur doli në rekomandim e ODHIR doli në 2015-ën. Në 2017-ën doli si rekomandim kryesor. Sjelljen e qeverisë, me disa binarë, është e pamundur. Nëse Edi Rama t’i thotë policëve; “Hiqni kapelet dhe mblidhni vota!” është një vepër penale. Qëllimi i një qeverie kujdestare është që të qëndrojë neutrale në zgjedhje”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?