Ish-deputeti Çollaku humb jetën nga Covid-19, Meta: Një ndër ekspertët me kontribut të çmuar në mbikëqyrjen bankare

Betejën me Covid-19, e humbi edhe ish-deputeti i PD-së Bedri Çollaku. Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, teksa i ka shprehur ngushëllimet familjes, ka vlerësuar punën 40-vjeçare të Çollakut, ku edhe e cilëson si një ndër ekspertët me kontribut të çmuar në mbikëqyrjen bankare.

”Bedri Çollaku do të kujtohet përherë si një ndër ekspertët me kontribut të çmuar në mbikëqyrjen bankare, me një karrierë mbi 40-vjeçare, i spikatur edhe në rolin menaxherial si drejtues i një ndër bankave tregtare të vendit, por edhe si ish-deputet i Kuvendit të Shqipërisë”,-shkruan kreu i shtetit në facebook.

Postimi i plotë i Presidentit Ilir Meta

Largimi i parakohshëm nga jeta i z.Bedri Çollaku, është pikëllues.  Një humbje e madhe për familjen, kolegët dhe sistemin tonë bankar.

Z.Bedri Çollaku do të kujtohet përherë si një ndër ekspertët me kontribut të çmuar në mbikëqyrjen bankare, me një karrierë mbi 40-vjeçare, i spikatur edhe në rolin menaxherial si drejtues i një ndër bankave tregtare të vendit, por edhe si ish-deputet i Kuvendit të Shqipërisë.

Ngushëllimet më të sinqerta!  U prehtë në paqen e merituar!

SHKARKO APP