Ish-deputeti i LSI-së, Tavo: Qeveria po çrregjistron 300 banorë në Dropull, plan i qëllimshëm elektoral

Ish-deputeti i LSI-së, Vangjel Tavo, akuzon qeverinë ”Rama 2” se po çrregjistron 300 banorë në Dropull, dhe këtë ai e quan një plan të qëllimshëm elektoral. ”Kjo po ndodh në të gjithë vendin. Duke u justifikuar me gabim njerëzor, cilido që ankohet u kërkohen dokumentacion për t’u rikthyer në regjistrimin e vendbanimit apo gjendjes civile. Kjo kërkon kohë dhe pengon banorët të votojnë. Ky është një plan i ligë, antidemokratik dhe antiligjor. Kjo është një arsye më shumë për ta shporrur përgjithmonë këtë sekt malinj që ka shkatërruar vendin”,-shkruan Tavo në facebook.

Postimi i plotë

Qeveri harbute, dashakeqe dhe e ligë. E frikësuar gjer në palcë për largimin e saj të sigurt e të pashmangshëm ka kryer veprime të qëllimshme për çrregjistrimin e banorëve nga vendbanimet e tyre duke i regjistruar në qytete të tjera. Emrin tim, pa asnjë kërkesë timen, e kanë hequr nga Dropulli dhe e kanë caktuar tjetërkund.

Swiss Digital Desktop Reklama

300 banorë të Dropullit i kanë çrregjistruar pa dijeninë dhe kundër dëshirës që të mos votojnë në Dropull. Gabim njerëzor justifikohen por është i qëllimshëm me synim pengimin e votuesve kundër sektit të ligë e në largim të “Rilindjes.”

Swiss Digital Mobile Reklama

Kjo po ndodh në të gjithë vendin. Duke u justifikuar me gabim njerëzor, cilido që ankohet u kërkohen dokumentacion për t’u rikthyer në regjistrimin e vendbanimit apo gjendjes civile. Kjo kërkon kohë dhe pengon banorët të votojnë.

Ky është një plan i qëllimshëm elektoral që duhet ndalur sa më parë. Ky është një plan i ligë, antidemokratik dhe antiligjor. Kjo është një arsye më shumë për ta shporrur përgjithmonë këtë sekt malinj që ka shkatërruar vendin.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?