Ish-deputeti i PD: Djajtë që sulmuan Martin Camajn janë miqtë e Ramës
Ish-deputeti i PD, Romeo Gurakuqi, ka reagur së fundmi pas deklaratës së Ramës rreth debatit për Martin Camajn dhe Ernest Koliqin, ku kryeministri i konsideroi “djaj” ata që hodhën dyshime se dy shkrimitarët kanë qenë pjesë të një UBD-së jugosllave.
Nëpërmjet një postimi në facebook, Gurakuqi shprehet se djajtë që sulmuan Martin Camajn dhe Ernest Koliqin janë miqtë, besnikët dhe bashkëpunëtorët e kryeministrit Rama.
Më tej ai shton se shfaqja e sotme e ramës është një hipokrizi e tejskajshme mbas 7 viteve që ai ka lejuar në mënyrë të qëllimshme, rindërtimin në publik të portreteve të atyre që e shtypën dhe vranë eliten e kombit dhe desidencën jo komuniste për 50 vite me radhë.
Postimi i plotë:
Djajtë që sulmuan Martin Camajn dhe Ernest Koliqin janë miqtë, besnikët dhe bashkëpunëtorët tuaj zoti Kryeministër Edi Rama. Janë ortakët e aferave tuaja. Ata që ju u keni besuar poste të rëndësishme në agjencitë qeveritare, të turizmit, pronave në bregdet, informacionit të klasifikuar, udhëheqjes së akademisë shtetërore dhe bordeve kinse kontrolluese të tyre.
Djajtë sulmues dhe ata që e lehtësuan sulmin e tyre ndaj dy koloseve të Shkodres për Kombin, janë pjesë e së njejtës “familje” urrejtësish të Shqipërisë së ëndërruar nga Camaj, Koliqi, Fishta, Frashëri, Nosi, Harapi, etj.. Ata falen në të njëjtin rreth politik, “shkencor” dhe policor të djeshëm dhe të sotëm, që ju mbështet dhe shoqëron në shfaqjet tuaja propagandistike, siç ishte edhe kjo e sotmja. Janë ata që ju i mbështesni dhe i financoni për të rrëfyer dhe shkruar, njëlloj si dikur, anën e drejtë dhe të errët të historisë.
Shfaqja juaj e sotme është një hipokrizi e tejskajshme mbas 7 viteve që ju personalisht keni lejuar në mënyrë të qëllimshme, rindërtimin në publik të portreteve të atyre që e shtypën dhe vranë eliten e kombit dhe desidencën jo komuniste për 50 vite me radhë.
KOHA JONË SONDAZH

