Ish-deputeti i PS-së merret zyrtarisht i pandehur nga SPAK

Ish-deputeti i PS-së, Jurgis Çyrbja, është marrë i pandehur zyrtarisht nga SPAK për shpërdorim detyre kur ishte në krye të Hipotekës në Durrës.

Çyrbes i është komunikuar akuza ditën e sotme nga SPAK, lidhur me kallëzimin e PD-së. Pritet që SPAK të dalë edhe me një njoftim zyrtar. Çyrbja ka afat 10 ditë të tërheqë materialet nga dosja hetimore në SPAK dhe më pas të bëjë ankimimet. Më pas Prokuroria e Posaçme ka të drejtë të dërgojë për gjykim çështjen.

Ditën e djeshme, Çyrbja dorëzoi mandatin e deputetit.

SHKARKO APP