Ish-deputeti reagon ashpër pas vendimit të BE: E pafalshme! Ndodhi ajo që pritej, Rama fut Shqipërinë sërish në izolim
Bashkimi Evropian nuk do të hapë kufijtë e jashtëm për shtetasit e shumicës së vendeve të Ballkanit Perëndimor, pas 1 korrikut, përveç Malit të Zi dhe Serbisë.
Ish-deputeti i PD, Tritan Shehu, ka reaguar lidhur me këtë vendim dhe thotë se Shqipëria është përsëri e izoluar, por këtë herë jo nga telat me gjemba të komunizmit, por nga bllokimit të BE-së si pasojë e keqmenaxhimit të pandemisë së koronavirusit në vendin tonë.
Tritan Shehu
Rama fut Shqiperinë në izolim, si në komunizëm!
Fatkeqësisht jemi përsëri të izoluar, të mbyllur, por këtë herë jo nga telat me gjemba të komunizmit tonë, por të bllokimit që BE etj. i vendosën lëvizjes së qytetarëve tanë, si pasojë e keqmenaxhimit të Covid 19 te ne.
Shqipëria është vendosur edhe nga OBSh në “listen e zeze”, duke qënë mbrapa shumë vendeve afrikane.
Dje BE heq pengesat për lëvizjen e qytetarëve edhe nga shumë vende të tjera si: Serbia, Algjeria, Georgia, Maroku, Ruanda, Tunisia… e deri te Kina.
Ndërsa Shqipëria mbahet në “karantinë”, shqiptarët nuk mund të udhetojnë, ne jemi të bllokuar si dikur, me konsekuenca të mëdha ekonomike e sociale.
Në fakt ndodhi ajo që pritej, ajo që e kishim paralajmëruar prej muajsh.
Ne sot jo vetëm jemi të mbushur me Covid, jo vetëm kemi një sistem shendetësor në gjendje shumë të veshtirë, jo vetëm rrezikohet rëndë shëndeti i qytetarëve e ekonomia, jo vetëm vazhdojmë në amulli të plotë në këtë përpjekje, por jemi kthyer disa dekada mbrapa edhe ndaj të drejtave tona.
E patolerueshme dhe e pafalshme kjo, nje popull i tërë nuk mund të pranojë të vuajë pasojat e një keqqeverisje të tillë, nuk mund të lejojë t’i mohohen të drejtat themelore të tij prej saj.
Ndryshe…quo vadis!?