Ish-deputeti socialist Arben Çuko shpallet i pafajshëm

Gjykata shpall të pafajshëm ish-drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve, Arben Çuko. Ai akuzohej nga Prokuroria për korrupsion. Çuko u arrestua në kuadër të operacionit “Vol-Vo 4” bashkë me ish-deputetin e PS-së, Arben Ndoka, operacion ku u godit grupi “Avdylaj”.

Arben Çuko doli në përgjimet rastësore të grupit “Avdylaj” dhe Prokuroria e akuzoi se nëpërmjet korrupsionit, ai kishtë ndikuar në kërkesën e një të dënuari të rrezikshëm për të lëvizur nga një burg në tjetrin. Pas arrestimit, Çuko mori masën “detyrim paraqitje” nga Krimet e Rënda.

Këtë të hënë, Gjykata pasi shqyrtoi provat e organit të akuzës, vendosi të shpallë të pafajshëm ish-deputetin e PS. Sipas togave të zeza, Prokuroria nuk solli asnjë provë konkrete që faktonte korrupsionin në burgje e ish-drejtorit Arben Çuko.

SHKARKO APP