Ish-deputetja e LSI, Silva Caka: Venecia çjerr maskën e anti-shtetit të Ramës

Ish-deputetja e LSI, Silva Caka, reagon pas raportit të Komisionit të Venecias, që i dha të drejtë Presidentit Ilir Meta për emërimet në Gjykatën Kushtetuese, duke u shprehur se “Venecia bëri shkrumb e hi paçavuren që synonte të ndryshonte procedurën e betimit të anëtarëve”.

Sipas ish-deputetes, pas këtij rapoti të Venecias SPAK duhet të bëjë një hetim të thelluar, pasi asgjë nuk e justifikon më Ardian Dvoranin.

Reagimi i plotë i Silva Cakës:

Swiss Digital Desktop Reklama

Venecia çjerr maskën e antishtetit të Ramës!

Swiss Digital Mobile Reklama

Më një opinion shumë të qartë e të lexueshëm për të gjithë shqiptarët, si për ata që nuk dinë anglisht, ashtu edhe për ata që nuk janë juristë, Komisioni i Venecias, shpartalloi gjithë paligjshmërinë dhe propagandën e ngritur nga Rilindja, duke konfirmuar edhe një herë se qëllimi i vetëm i kësaj maxhorance qeverisëse, Parlamentit ilegjitim dhe buratinëve të tyre në KED, ishte kapja politike e Gjykatës Kushtetuese.

Komisioni i Venecias bëri shkrumb e hi paçavuren që synonte të ndryshonte procedurën e betimit të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, bëri shkrumb e hi votimin e paligjshëm të Arta Vorpsit në Parlament, bëri shkrumb e hi veprimtarinë e komisionit qesharak që do të hetonte dhe do të shkarkonte Presidentin, si dhe nxorri cullak veprimtarinë e paligjshme dhe të dyshimtë të Ardian Dvoranit.

Për këtë të fundit, opinioni i Komisionit të Venezias, duhet t’i hapë rrugën SPAK-ut për një hetim të thelluar. Asgjë nuk e justifikon më Ardian Dvoranin!

Gjithë manovrat e tjera kundër Presidencës, bëhen letër higjienike, madje edhe duartrokitjet e disa ndërkombëtarëve, të cilët u ekzaltuan tej mase kur Parlamenti ilegjitim, ”zgjodhi” Arta Vorpsin si anëtare të Gjykatës Kushtetuese.

Asgjë nuk e justifikon më qëndrimin e kësaj maxhorance në pushtet, as Taulanti, I cili përpiqet t’i hedhë gjalp asaj marmalatës që vetë e gatuan, e vetë po e hanë tani.

Shuplakat e njëpasnjëshme që po vijnë nga institucione ndërkombëtare, janë prova e qartë e neverise për Edi Ramën e dëshirat e tij të shfrenuara për pushtet dhe kjo nuk është më kombëtare; ajo i ka kaluar kufijtë tanë, e këto janë sinjale të pastra për shqiptarët, të cilët duhet t’a ndalojnë me çdo formë këtë shkatërrim të vendit dhe shtetit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?