Ish-deputetja e PS në zi, Leskaj: Bashkëshorti nuk ja doli dot me Covid-19
Lufta me Covid-19 është e ashpër dhe jo të gjithë ja dalin. Betejën nuk e ka fituar as bashkëshorti i ish-deputetes Valentina Leskaj. Lajmin e trishtë e ka dhënë vetë Leskaj, kur përmes një postimi në facebook, thotë se kjo është një ditë e vështirë.
“Sot është një ditë shumë e vështirë për mua, dy djemtë e mi Arianin, Besnikun dhe familjet e tyre. Humbëm njeriun tonë të dashur, bashkëshortin e babain model, gjyshin e dashur që nuk ja doli dot me sëmundjen e Covidit”,-shkruan Leskaj.
Nga ana tjetër, Leskaj thekson se për shkak të situatës, ceremonia do të jetë private, ku u kërkon ndjesë edhe të afërme, miqve që do të dëshironin që të ishin afër famijes në këto momente të vështira.
Postimi i plotë
Të dashur miq sot është një ditë shumë e vështirë për mua, dy djemtë e mi Arianin, Besnikun dhe familjet e tyre. Humbëm njeriun tonë të dashur, bashkëshortin e babain model, gjyshin e dashur që nuk ja doli dot me sëmundjen e Covidit. Për shkak të situatës ceremonia do jetë private. Ju falenderojmë për mirkuptimin.
KOHA JONË SONDAZH

