Ish-deputetja: I dominuar nga lëndët narkotike. Koha për të larguar të çmendurin, kryedhunuesin e grave

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Izmira Ulqinaku, në një shënim në facebook e cilëson kryeministrin Rama si një monstër që duhet zhdukur nga jeta politike e vendit një orë e më parë.

Duke e cilësuar si kryedhunuesin e grave, Ulqinaku shkruan se Rama i dominuar nga efektet e lëndëve narkotike dhe i etur për propagandë, stis e mashtron në sy të të gjithë shqiptarëve.

“Edi Rama kryedhunuesi i grave kërkon të mashtrojë shqiptarët nëpërmjet takimeve propagandistike! Edi Rama është përbindëshi që ka përbuzur e dhunuar nënën! Eshtë ai që ka dhunuar e keqtrajtuar bashkëshortet me të cilat ka jetuar! Eshte ai që fshihet pas fustanit të grave ministre e deputete sa herë gjendet në vështirësi. Eshtë ai që gratë, i përdor e i hedh sa herë nuk i duhen. Eshtë Edi Rama ai i cili me politikat e tij nuk mbështeti asnjë grua kryefamiljare nëpërmjet punësimit, apo asistencave të veçanta. Ai i hoqi edhe të ardhurat minimale nga Ndihma Ekonomike. 30% e nënave shqiptare nuk arrijnë të sigurojnë ushqim të mjaftueshem për fëmijët e tyre.

Përmes koncesioneve korruptive, Edi Rama vjedh fondet, të cilat duhet të shkojnë për shendetin e grave e vajzave. I dominuar nga efektet e lëndëve narkotike dhe i etur për propagandë, stis e mashtron në sy të të gjithë shqiptarëve. Shqiptarët tashmë i dijnë bëmat e gjëmat e tij në lidhje me gratë dhe jo vetëm. Ndaj hipokrizia, fallciteti, mashtrimi e propaganda e tij janë të pavlera. Eshtë koha ta refuzojmë! Eshtë koha ta largojmë! Ky ka marrë peng fatin e grave dhe nënave shqiptare! Ky i çmendur ka marrë peng fatin e vendit! Shqipëria ka një ëndërr, e ajo është integrimi ne BE. Me këtë monstër nuk kemi të ardhme! Ta shporrim qe t’i hapim rrugën shqiptarëve për Europë. Ta shporrim që të ndërtojmë të ardhmen tonë europiane! #ramaik”, shkruan ish-deputetja demokrate Izmira Ulqinaku.

SHKARKO APP