Ish-deputetja Pampuri: Koha për ndryshimin e madh është afër

Nga Orjola Pampuri

Fokusi i vetem është e duhet të jetë, tek ai që po mban peng Shqiperinë, është e duhet të jetë, tek ai që po pengon zhvillimin dhe hapat e mëtejshëm për në Bashkimin Europian, pikërisht i vetmi person që e çoi Shqipërinë në regres, është Edi Rama.

Bundestagu i vendos Shqiperisë 9 kushte, pikërisht ato për të cilat opozita prej kohësh ngre zërin, denoncon e ndërmerr hapa ekstreme, me të vetmin qëllim, që Shqipërisë t’i hapet rruga drejt zhvillimit, që shqiptarët të jetojnë e punojnë në vendin e tyre, e tek e fundit të kthejë shpresën tek shqiptarët.

Parlamenti francez shprehet skeptik për hapjen e negociatave për Shqipërinë duke theksuar, që; “si mund të kërkojë hapje negociatash një vend që është i dyti, pas Afganistanit, për nga numri i azilkërkuesve?”

Si munden shqiptarët të pranojnë një Kryeminister që nuk punoi as edhe një ditë për ta, si munden shqiptarët të besojnë tek një Kryeministër që u privoi të drejtën për të arsimuar femijët e tyre, nëpërmjet një sistemi të kalbur arsimor të kryesuar nga diletantë, si munden shqiptarët të besojnë një kryeministër që u privoi shqiptarëve përkujdesjen shëndetësore, duke ndërtuar një sistem të korruptuar shëndetësor, në fokusin e të cilit ishin koncesionet e PPP-të, të cilat boshatisen buxhetin e shëndetësisë, duke e kaluar atë në xhepat e oligarkëve, të Ramës e ndrikullave të tij, si mundet ky popull të durojë një kryeministër që rrënoi ekonominë e familjeve shqiptare, ku me shumë se 50% e tyre jetojnë në varfëri, papunësia ka arritur nivelet më të larta në 30 vite pluralizëm, e ku numri i azilkërkuesve, mes të cilëve si rrallë ndonjëherë edhe profesioniste të zotë të fushave të ndryshme, largohen e duan të largohen çdo ditë e më shumë nga Shqipëria, si mundeni ju, një dorë hijenash e perfituesish të mbështesni këtë kryeministër, në format më të shëmtuara, duke lënë në mëshirë të fatit qytëtaret e këtij vendi, vetëm e vetëm për egon tuaj, për ambiciet tuaja të shfrenuara dhe patologjike, si mundeni ju qytetarë të këtij vendi, të duroni kriminelët, bandat e krimit e të drogës, mashtruesit që mbushin xhepat me “djersën dhe gjakun” tuaj. Nuk mund të këtë asnjë kompromis me mashtrimin, krimin, vjedhjen.

Nuk është momenti me të analizohet opozita dhe lideri i saj të cilët e treguan veten me të gjitha iniciativat dhe nismat radikale që ndërmorën, nga denoncimi me emra i bandave, ministrave e deputetëve bashkëpunëtore me ta, e deri tek denigrimi i plotë i këtij kryeministri të dështuar përballë shqiptarëve e së fundmi përballë ndërkombetarëve. Shqiptarë, ndërkombëtarët ia dhanë shuplakën Edi Ramës, 9 kushtet dhe vendimi i 18 tetorit, do te jenë goditja finale për qeverinë e krimit.

Opozita perveç denoncimeve ka patur alternativën e saj përmes një platforme të qartë social-ekonomike, përmes një platforme të qartë për nxjerrjen e vendit nga kriza dhe për rimëkëmbjen e ekonomisë.

Ka ardhur momenti që shuplakën finale, ky kryeministër, ta marrë shumë shpejt me votë nga Shqiptarët. E vetmja alternative janë zgjedhjet e lira, ndëshkimi i hajdutëve të votës së lirë, dhe e vetmja rrugë të jemi të gjithë bashkë vetëm për një qëllim, të jemi krah qytetarëve, të mendojmë vetëm per ta, për të ardhmen e këtij vendi, për të ardhmen e fëmijëve tanë.

SHKARKO APP