Ish-deputetja publikon pamjet e dhunës ndaj të riut në komisariat: Dhuna shtetërore ka emër, quhet Edi Rama

Ish-deputetja e PD, Dhurata Çupi ka publikuar një video ku shihet një i ri i gjakosur në praninë e policëve në komisariatin e Bulqizës.

Krahas videos, në një postim në Facebook, ish-deputetja Çupi shkruan se i riu është dhunuar nga polciët në komisariatin e Bulqizës sepse frymëzohen nga sjellja arrogante e Ramës ndaj të rinjve.

Statusi i plotë i Dhurata Çupit në Facebook: 

Dhuna shtetërore ka emër. Ai quhet Edi Rama. Sjellja e tij arrogante, përçmuese dhe gjuha e të fortit ndaj të rinjve vazhdon të frymëzojë dhunë brenda dhe jashtë komisariateve të policisë. Kjo është policia që nuk duam, ky është kryeministri që nuk na duhet! Mjaft më me dhunë! Na duhet ndryshim!

SHKARKO APP