Ish-drejtoresha e ARRSH, 2 orë dëshmi në SPAK: U pyeta si person që ka dijeni
Ish-drejtoresha e ARRSH, Sonila Qato, pas afro dy orë dëshmi në SPAK ka folur për mediat.
Qato tha se ishte pyetur si person që ka dijeni për shkeljen e barazisë në tendera, për rrugën Kardhiq-Delvinë, pas kallëzimit nga kompania Gjoka, e cila u përjashtua nga tenderi.
“Çështja nisi 3 vite më parë, me dorëheqjen time nga detyra e ARRSH. U pyeta për procedurën e kallëzimit për rrugën Kardhiq-Delvinë. U pyeta në dijeni të personit që ka të dhëna për çështjen. Me sa u njoftova ishte kallëzim për shkelje të barazisë së çështjes. Përderisa prokuroria është duke kryer veprimet procedurale mendoj se shkaku im i dorëheqjes ishte që të vijonte me procedurat dhe për të vënë drejtësinë në pah”, – tha ajo.
KOHA JONË SONDAZH

