Ish-Kompania e Beqajt sulmon PD dhe Bashën

Pronari dhe administratori i “Intech+” Sokol Sinani ka reaguar pas sulmit të kreut të PD, Lulzim Bashës.

Ai i quan shpifje deklaratat e Bashës dhe e sfidon të vërtetojë para drejtësisë akuzat e tij. Kjo kompani më parë ka qenë pronë e ministrit aktual të Shëndetësisë, Ilir Beqaj.

Ja reagimi i Sinanit:

Swiss Digital Desktop Reklama

Kryetari i PD, z. Lulzim Basha, ne nje konference per media te mbajtur me date 26 Prill 2016, ndermjet te tjerash, akuzon pa fakte dhe pa prova shoqerine Intech+ sh.p.k., se eshte favorizuar ne tendera publikë, me nje vlere gjithsej 2,252 miliard leke, perkatesisht, 1.5 miliard leke direkt dhe 752 milion leke nepermjet nje subjekti tjeter, sipas tij, si kompani guacke, per rreth 22 milion USD.

Swiss Digital Mobile Reklama

E verteta eshte krejtesisht ndryshe.

Ne respekt te pergjegjesise per informimin e opinionit publik, minimalisht, z. Basha do te duhej t’i ishte referuar te dhenave zyrtare nga DP Tatimeve, ku mund te informohej lehtesisht per fitimin dhe xhiron e shoqerise Intech+ sh.p.k.

Natyrshem lind pyetja: Perse z. Basha nuk i referohet ne deklarimet e tij te dhenave te DP Tatimeve per shoqerine Intech+sh.p.k.?

Sigurisht, qe zoteria ne fjale nuk e ben qellimisht dicka te tille, pasi e verteta eshte teresisht ndryshe.

Jo vetem te dhenat per fitimin, por edhe per xhiron, subjekti Intech+ sh.p.k., e ka qartesisht shume here me poshte shifrave te permendura nga zoti Basha.

Kompania Intech+ sh.p.k. hedh poshte si te paverteta te gjitha shpifjet dhe perbaltjen qe vijon ne menyre te perseritur prej muajsh, duke demtuar rende imazhin dhe reputacionin e shoqerise Intech+ sh.p.k. me akuzat e pabaza.

E sfidojme zotin Basha qe t’i drejtohet Organeve te Drejtesise se Republikes se Shqiperise dhe te provoje para Drejtesise akuzat e tij ne lidhje me shoqerine Intech+sh.p.k, qofte edhe per vetem nje procedure prokurimi te favorizuar ne shkelje te ligjit te prokurimit publik.

Ne te kundert, i kerkojme zotit Basha te terheqe mbrapsht te gjitha shpifjet, perndryshe, shoqeria Intech+ sh.p.k., ben me dije se do te padise z. Lulzim Basha per prishje te qellimshme te imazhit dhe reputacionit te shoqerise si subjekt tregetar per shperblimin e demit jashtekontraktor pasuror si dhe demit moral referuar neneve 609, 618/2, 622, 625/b/ç, 640 te Kodit Civil te Republikes se Shqiperise .

Shoqeria Intech+ sh.p.k., sulmohet dhe perbaltet, duke aluduar se gjate vitit 2014 dhe 2015 ka qene e favorizuar politikisht ne aktivitetin e vet, nderkohe, qellimisht harrohet te permenden se sa kontrata dhe prokurime publike ka fituar me te drejte shoqeria Intech+ sh.p.k. gjate qeverisjes se z. Basha ne vitet 2007-2013.

Per sa me siper, po i provojme me fakte z. Basha se vetem, me nje fature ne 29 Dhjetor 2007, subjekti Intech+ sh.p.k. ka faturuar  Qeverine per 114,789,773 Leke, ekuivalent i 1.33 milion USD (bashkangjitur fatura ) .

Pra, eshte shume e qarte qe edhe kur PD ka qene ne qeverisje, shoqeria Intech+ sh.p.k. ka fituar kontrata ne sektorin publik ne vlera te konsiderueshme pa ndikim politik.

Nga ana tjeter, i bejme me dije opinionit publik se Intech+ sh.p.k. eshte nje shoqeri serioze dhe e konsoliduar qe punon ne fushen e teknollogjive inovative prej me shume se 15 vitesh ne tregun shqiptar dhe ate rajonal, dhe ka punuar perhere, si per sektorin publik dhe ate privat ne nivelet ne te cilat vijon pa asnje influence politike.

Ne emer te subjektit Intech+ sh.p.k. i kerkojme z. Basha dhe Partise Demoktratike qe t’i japin fund sulmeve dhe perbaltjes se shoqerise Intech+ sh.p.k., e cila eshte nje kompani teresisht private pa asnje lidhje dhe angazhim politik, pasi po i shkakton subjektit tone tregetar nje demtim te rende te reputacionit dhe imazhit.

Me respekt,

Sokol Sinani

Pronar dhe Administrator i Intech+ sh.p.k.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?