Ish-kreu i diplomacisë: Askush të mos guxojë ta përdorë padinë ndaj Thaçit e Veselit si “pykë” midis Kosovës e Perëndimit
Ish-ministri i Punëve të Jashtme Tritan Shehu teksa komenton akt-padinë e ngritur nga Gjykata e Hagës ndaj Presidentit të Kosovës Hashmi Thaçi dhe kreut të LDK-së, Kadri Veseli, deklaron se është ende herët për të gjykuar ecurinë e padisë kundër Z. Thaçi, duke uruar që ajo të përfundojë si ato kundër Haradinajt.
Dhe në këtë kontekst, ish-kreu i diplomacisë apelon që askush mos të guxojë ta përdori si “pykë” midis Kosovës e Perëndimit
“Lufta për çlirimin e Kosovës dhe UÇK, simbole të përpjekjeve për liri e demokraci.
Ajo fitore u bë e mundur në saj të ShBA-së e partnerëve në BE.
Herët për të gjykuar ecurinë e padisë kundër Z. Thaçi, uroj të përfundojë si ato kundër Haradinajt.
Askush mos të guxojë ta përdori si “pykë” midis Kosovës e Perëndimit.
Involvimi i ShBA-së në dialogun Kosovë-Serbi zhvillim i dëshiruar.
ShBA e BE një qëllim të përbashkët strategjik.
Rruga jonë e integrimit e partnerët tanë strategjikë.
Projektet e shkëmbimit të territoreve, Shengenit Ballkanik e humbja e rolit lider për stabilitetin e Rajonit nga Qeveria “Rama”.
BE nuk mund të zhbëhet, është familja jonë ku do bashkohemi edhe së bashku”, deklaron ish-ministri dhe ish-deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu.